Plani i Ekspozites

 

ALIAXIS Utilities & Industry GmbH

Aliaxis Logo

Teknologjia e materialeve plastike te ALIAXIS Utilities & Industry GmbH fokusohet ne teknologjine e perbashket te shperndarjes per sistemin e tubave PE dhe per mundesine e ndryshimit te tyre me materialet klasike. Website: http://aliaxis-ui.com/

 

Budapest Waterworks and Hungarian Water Cluster

bww-logo-2018hungarian-water-cluster-logo

 

 

Ujësjellësi i Budapestit aktualisht furnizon mbi 2.5 milionë banorë me ujë të pijshëm të shëndetshëm, si dhe ofron shërbime për shkarkimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura për konsumatorët në Budapest dhe 12 komuna të tjera duke u mbështetur nga teknologji të klasit botëror. Në aspektin e madhësisë dhe teknologjisë, Ujësjellësi i Budapestit, me historinë e tij 150 vjeçare, është një nga ofruesit kryesorë të shërbimeve të ujësjellësit në Europën Qendrore Lindore.

Njohuritë profesionale dhe inxhinierike të planifikimit dhe konstruksionit bazuar në 150 vjet përvojë pune dhe aftësi inxhinierike të shquara ofrojnë një sfond të shkëlqyer për projektet e zhvillimit teknik, siç është zhvillimi i pajisjeve mobile të trajtimit të ujit të lëvizshëm dhe investimeve të implementuara në asete dhe rrjetin duke përdorur kapacitetet e brendshme.

Në prill të vitit 2017, Samiti Global i Ujit në Madrid nderoi kompaninë me Standard Gold për Çmimin e Performancës si Anetar të Ofruesve Lider të shërbimeve në Botë.

Hungarian Water Cluster u themelua në vitin 2008 dhe pëbëhet nga 30 kompani anëtare. Aktivitetet e saj mbulojnë të gjitha segmentet e industrisë së ujit: trajtimin e ujit; reduktimin e ujit pa të ardhura; sistemet e ujesjellës – kanalizimeve; Teknologjitë NO-DIG; trajtimi i ujërave të ndotura urbane dhe industriale; menaxhimi i ujërave të shiut; kërkimet e ujit –shpime pusesh; menaxhimi i përmbytjeve – rikuperimi nga fatkeqësitë.

 

Budapest Waterworks Subsidiaries

bww-subsadiries

 

 

Budapest Waterworks Subsidiaries janë kompanitë bija (filialet) a Ujësjellësit të Budapestit. Për mbi 20 vjet këto kompani bashkëpunojnë me Ujësjellësin e Budapestit dhe janë të përfshira në tregjet ndërkombëtare nëpërmjet projekteve të konsulencës dhe inxhinierikë ne projekte të ndryshme si ndërtimi i puseve horizontale, menaxhimi dhe analiza e humbjeve të ujit, menaxhimi dhe transporti i ujërave të ndotura dhe likejdeve deri ne konstruksionin e plotë të infrastrukturës publike.

 

IncoWest Consult

IncoWest Logo - 60x24cm

IncoWest, nje kompani inxhinierike dhe konsulence Gjermane, siguron sherbime profesionale gjithperfshirese per projekte infrastrukturore nderkombetare. Kompania kombinon njohurite e teknikave ekstensive, operacionale dhe institucionale. Website: http://www.incowest.de/

 

KONTI HIDROPLAST

Konti Hidroplast

KONTI HIDROPLAST eshte nje fabrike per prodhimin e Polietilenit dhe tubave plastike te ujit, kanaleve te ujrave te zeza dhe pusetave. Kontakt: +38975221043/ +355 67 2022043. Website: http://www.konti-hidroplast.com.mk/

 

KAZ GROUP

kaz-group

Ne jemi një kompani familjare e gjeneratës së dytë, origjina e së cilës gjurmon në vitin 1987. Biznesi ynë është prodhimi dhe shitja e një sërë elementësh hidraulikë, të tilla si valvula, hidrantë, elemente lidhës, montim, kapanime dhe shumë të tjera. Ne kohët e fundit kemi lëvizur linjën tonë të prodhimit në një strukturë krejtësisht të re dhe moderne, e cila vazhdon të jetë në përputhje të plotë me standardet globale për Menaxhimin e Cilësisë (ISO 9001: 2008) dhe Menaxhimin e Mjedisit (ISO 14001: 2004). Këto certifikata u dhanë nga Shtëpia prestigjoze e Bureau Veritas. Web: http://www.kazgroup.com.mk/

 

KWE

logo-kwe_big-size

Përvoja jonë mbi 15 vjeçare në tregun local, rajonal dhe ndërkombtar, shërben si bazë në përmirësimin e punës së klientëve tanë. Duke ju ofruar zgjidhje creative dhe innovative, ne garantojmë kualitet të lartë dhe qëndrueshmëri të produkteve dhe shërbimeve tona. Kualifikimi dhe përvoja jonë në fusha të ndryshme të Energjisë, Ujit dhe Minierave na mundëson realizimin e projekteve nga inxhinieria dhe projektimi e deri tek ndërtimi i plotë i tyre. Kompenenca jonë është ndërtuar mbi një ekip të inxhinierëve me përvojë që janë në gjendje për të zgjidhur problematikat e klientëve duke ju ofruar zgjidhje në të gjithë sektorët e aktivitetit tone. Ne punojmë në Menaxhimin e Ujit, Ujërave të Zeza, Energjisë, Ndrohjës dhe në Industrinë Minerare. KWE garanton sigurimin e cilësisë së produkteve dhe shërbimeve të cilat aplikohen në të gjithë sektorët industrial.

Website: http://k-we.com/

 

NOVAMAT SHPK

Novamat Logo

Novamat sh.p.k u themelua më dt.15.04.2008 me seli kryesore në Tiranë. Përvoja e mjaftueshme dhe besueshmëria e klientëve të kompanisë Novamat GmbH u bë nismë për të ardhur dhe në tregun shqiptar. Si partnerë dhe dashamirës të industrisë dhe cilësisë së lartë ne ju ofrojmë një gamë të gjerë produktesh.

Spektri ynë i shërbimeve dhe produkteve shtrihet që prej shtëpive tuaja deri në termocentrale të fuqishme. Nëse prodhoni produkte ushqimore apo keni një sipërmarrje në ndërtimin e kaldajave apo në centralet elektrike konvencionale apo bërthamore, drejtoni një fabrikë të prodhimit të çimentos, drejtoni një rafineri, drejtoni një industri të letrës atëherë ne ofrojmë cilësinë, profesionalizmin dhe jetëgjatësinë e biznesit tuaj. Web: http://www.novamat.al/

Ne besojmë në vlerat e partnerëve dhe në devotshmërinë e tyre, në profesionalizmin dhe ekspertizën e tyre.

 

HIDROMENTORI SHPK

hidromentori

Kompania Hidromentori Sh.p.k e ka filluar aktivitetin e saj në Kosovë në vitin 2005 dhe në Shqipëri në vitin 2010. Aktiviteti kryesor i kompanisë tonë është importimi dhe tregtimi i materialeve për sektorin e ujësjellës-kanalizime dhe urbanistikës. Qëllimi ynë është që ti ofrojmë tregut çmime konkurruese ,cilësi shume te larte ne përputhje me te gjitha standardet me te larta evropiane dhe botërore,garanci dhe mbështetje teknike. Kjo fale përvojës së fituar nga projektet e realizuara në Shqipëri dhe Kosovë dhe partneritetit tonë me firma të mirënjohura në botë si Aliaxis, Friatec, AVK, Egeplast, Romold, Bender Armaturen, Primusline etj . Website: http://www.hidromentori.com/