DR. Arben Gjata
Biography
Z. Arben Gjata ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Dega Kimi Industriale. Grada shkencore: Doktor i Shkencave në Kimi. Ka mbi 35 vjet përvojë pune në fushen e analitikes kimike , duke filluar punen në ,,Institutin teknologjik te naftës e gazit,, në Fier me problematikat e ujrave nëntokësore që shoqërojnë naftën dhe gazin, në vazhdim përgjegjës i Inspektoratit dhe laboratorit të kontrollit të cilësisë e të sigurisë së ushqimeve në Korçë. Aktualisht Pedagog qe nga viti 1994 dhe në vazhdim në Universitetin F.S.Noli Korçë Departamenti i Biologji–Kimisë. Gjatë përvojës së tij të punës ka marrë pjesë me referim në 23 aktivitete shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare (kongrese, konferenca). 16 Botime të artikujve shkencore, monografi, në revista dhe periodike shkencorë brenda dhe jashtë vendit . Ndër të tjera veprimtari kërkimore në vlerësimin kimiko-analitik të ujrave nëntokësore të qarkut të Korcës.