Nadire Vitija
Biography
Znj. Nadire Bejtullahu Vitija ka një përvojë mbi 20 vjecare në zhvillimin e qëndrueshëm të Shoqatës së Ujësjellësve dhe sektorit të ujit të Kosovës. Ajo ka kryer Fakultetin Ekonomik të Prishtinës, në Ekonomi dhe ka mbaruar studimet Master në Menaxhim dhe ka fituar titullin akademik “Master të Shkencave Ekonomike”. Ajo ka një përvojë dhe njohuri të gjatë për hartimin, planifikimin dhe zbatimin e programeve, raportimin e të dhënave, buxhetimin dhe menaxhimin financiar, dhe projekteve rajonale në fushën e ujit dhe ujërave të ndotura me institucione vendore dhe ndërkombëtare. Ajo ka punuar dhe ka qenë e përfshirë në projekte shumë të rëndësishme të donatorëve si në hartimin e strategjisë kombëtare, qasjen rajonale, zhvillimin e qendrës së trajnimit për Ballkanin Perindimor, si dhe si koordinatore e HUB të Programit Benchmarking për Kosovën dhe Shqipërinë. Aktualisht, ajo mban pozicionin e menaxheres së trajnimit në Shoqatën e Ujësjellësve dhe Kanalizimit të Kosovës.