Camilo Lombana

Specialist i lartë për furnizimin me ujë dhe kanalizimet, Banka Botërore

Camilo Lombana

Specialist i lartë për furnizimin me ujë dhe kanalizimet, Banka Botërore

Biography

Z. Camilo Lombana është një specialist i lartë për furnizimin me ujë dhe kanalizimet, i cili punon për Bankën Botërore dhe fokusohet në reformën e sektorit të ujit dhe forcimin dhe ndryshimin e shoqërive ujësjellës kanalizime. Z. Camilo ka punuar në sektorin e ujit për më shumë se 18 vjet dhe ka përvojë në politikëbërje, rregullimin dhe financimin e sektorit të ujit, dhe operimin e shoqërive ujësjellës kanalizime. Z. Camilo ka punuar me Bankën për më shumë se 9 vjet dhe aktualisht është përgjegjës për zbatimin e projekteve dhe nismave të ujit në Rajonin e Evropës dhe Azisë Qëndrore si dhe programe të tjera globale të mbështetura nga Water Global Practice, si nisma e Ujësjellësit të të ardhmes. Para se të bashkohej me Bankën Botërore, z. Camilo ka punuar për Ujësjellësin e Bogotës dhe si Zëvendës Ministër për Furnizimin me Ujë dhe Kanalizimet në Kolumbi. Camilo mban një diplomë Bachelor në inxhinieri ndërtimi dhe disa diploma Master në menaxhimin e burimeve ujore, rregullimin ekonomik të shoqërive ujësjellës kanalizime, dhe Politika Publike dhe Menaxhim.