Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime nuk mund të ofrojnë shërbime të cilësisë së lartë pa prezencën e pajisjeve, teknologjive, programeve dhe kimikateve të duhura, të cilat ofrohen nga kompanitë private të angazhuara në sektorin e ujit. Për më tepër, eksperienca e konferencave të shkuara na ka mësuar se kompanitë ekspozuese pasurojnë në mënyrë të ndjeshme eksperiencën e pjesëmarrësve të Konferencës duke prezantuar produktet dhe shërbimet, si dhe duke qenë pjesë e programit teknik dhe diskutimeve të Konferencës.
Kompanitë ekspozuese kanë gjithashtu një mundësi të mirë për të tërhequr klientë potencialë. Në këtë aspekt, përmes këtij eventi, ne ftojmë kompanitë private për të ekspozuar produktet dhe shërbimet e tyre, dhe për t’ju bashkuar diskutimeve mbi çështjet më të fundit në sektorin e ujësjellës kanalizimeve.
Hapësira e Ekspozitës është e organizuar me stenda nga 6 m² dhe 8 m². Hapësira e stendave të Ekspozitës mund të blihen sipas metrave katrorë me çmimet e mëposhtme:
Blerja e stendës së ekspozitës përfshin:
Shfaqja e emrit dhe logos së kompanisë në stendë Shfaqja e logos së kompanisë tek faqja e internetit të Konferencës dhe Ekspozitës (faqja e kompanive ekspozuesve) Regjistrim falas në Konferencë për dy përfaqësues të kompanisë që përfshin:
Hapësirat e ekspozimit kanë panele ndarëse, të cilat mund të përdoren për shfaqjen e posterave apo materialeve informuese. Emri i kompanisë do jetë i shfaqur, si dhe do ketë një tavolinë për materialet. Gjithashtu, do të ketë ndriçim elektrik 200 V -220V.
Ekspozuesit do të vendosin materialet e ekspozimit gjatë paradites së ditës së parë të Ekspozitës, dt. 8 nëntor 2022, duke filluar në orën 11:00 dhe duhet të mbarojnë vendosjen jo më vonë se deri në orën 17:00. Ekspozuesit do duhet të largojnë këto materiale në orën 16:30 të ditës së fundit të Ekspozitës, dt. 10 nëntor 2022.
Të gjithë Ekspozuesit duhet të sigurohen që së bashku me formularin e regjistrimit, të dërgojnë edhe logon e kompanisë së tyre në format AI, EPS ose PDF.