Sponsorizimi në këtë Konferencë të Përbashkët Ballkanike nuk është vetëm një mjet për të mundësuar njohjen e emrit të kompanisë tuaj në sektorin e ujit në rajonin e Ballkanit. Më shumë se kaq, gjithashtu tregon se kompania juaj kupton dhe mbështet vizionin e SHUKOS dhe SHUKALB, për të ofruar programe cilësore në shkëmbimin e njohurive me një kosto shumë të përballueshme për pjesëmarrësit e rajonit. Paketat e sponsorizimit që janë në dispozicion për këtë konferencë janë:

  • Sponsor i Sesioneve Teknike € 200 (Një sponsor/sesion)

Për më tepër detaje mbi benefitet e secilës prej këtyre paketave të sponsorizimit, ju lutem kontaktoni Alban Kushin (SHUKALB), në Tel: +355 42 245 101, Mob: +355 69 6012782, info@BalkansJointConference.org 

SPONSORËT TANË

Budapest Water Works (Sponsor i Sesioneve Plenare)

Ujësjellësi i Budapestit aktualisht furnizon rreth 2 milion njerëz me ujë të pijshëm të shëndetshëm dhe / ose shërbime të ujërave të ndotura në kryeqytetin hungarez dhe bashki të tjera. Njohuritë profesionale, planifikuese dhe ndërtimore të fituara gjatë më shumë se 150 vitesh përvojë pune, ofrojnë një sfond të shkëlqyeshëm për zhvillimin e projekteve ndërkombëtare, të tilla si investimet në infrastrukturën dhe rrjetin e ujësjellës kanalizimeve, zhvillimin e njësive të lëvizshme të trajtimit të ujit, si dhe projekte këshillimore duke dhënë ndihmesë dhe shkëmbyer njohuritë në fushat e përmirësimit të efiçencës së shoqërive UK, rritjes së kapaciteteve, reduktimit të ujit pa të ardhura, praktikat më të mira O&M, zgjidhjet inteligjente, etj. Faqja e Internetit: https://www.vizmuvek.hu/en/