Slide background
Slide background
Slide background
Slide background
Slide background
Slide background
Slide background

MIRËSEARDHJA

SHUKOS dhe SHUKALB kanë kënaqësinë t’ju ftojnë të merrni pjesë në  Konferencën dhe Ekspozitën e 9-të të Përbashkët Ballkanike, e cila do të mbahet si një aktivitet virtual në datat 3-5 nëntor 2021.

Tema e Konferencës, Vlera e Ujit, është frymëzuar nga Dita Botërore e Ujit 2021, dhe thekson faktin se mënyra si e vlerësojmë ujin përcakton se si menaxhohet dhe shpërndahet ai. Vlera e ujit është shumë më tepër sesa çmimi i tij – uji ka vlerë shumë të madhe dhe komplekse për familjet tona, kulturën, shëndetësinë, arsimin, ekonominë dhe integritetin e mjedisit tonë natyror. Nëse anashkalojmë ndonjë prej këtyre vlerave, rrezikojmë të keqmenaxhojmë këtë burim të fundëm, të pazëvendësueshëm.

Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike është konfirmuar tashmë si eventi më i madh në ndarjen e informacionit dhe networking në sektorin e ujit në Ballkanin Perëndimor, dhe SHUKOS dhe SHUKALB janë të përkushtuar ta bëjnë eventin virtual të këtij viti po aq interesant dhe të vlefshëm për të gjithë pjesëmarrësit. Pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të ndjekin transmetimin e drejtpërdrejtë të sesioneve teknike, sesioneve plenare si dhe diskutimet në panel. Për më tepër, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të vizitojnë sallën virtuale të ekspozitëse dhe të shikojnë produktet dhe shërbimet e ofruara nga kompanitë tona të sektorit privat që janë aktivë në sektorin e ujit në Rajonin e Ballkanit.

Ju mirëpresim në Konferencën dhe Ekspozitën tonë të Përbashkët dhe të ndajmë interesin tonë të përbashkët për një mjedis më të mirë ujor për rajonin e Ballkanit.

 

Agron Tigani
President
SHUKOS

Petrit Tare
President
SHUKALB