THIRRJE PËR ABSTRAKTE

MIRËSEARDHJA

SHUKOS dhe SHUKALB kanë kënaqësinë t’ju ftojnë të merrni pjesë në Programin e Konferencës dhe Ekspozitës së 10-të të Përbashkët Ballkanike, e cila do të mbahet në data 8 – 10 Nëntor, 2022 me prezencë fizike në Hotel Emerald, Prishtinë.

Tema e Konferencës “Ujërat nëntokësorë – Të bëjmë të padukshmen të dukshme”,  është frymëzuar nga Dita Botërore e Ujit 2022, dhe sjell vëmendjen tek rëndësia që ka mbrojtja cilësore dhe sasiore e burimeve tona nëntokësore. Tema është e një rëndësie të veçantë për vendet si Ballkani Perëndimor, të cilët mbështeten shumë në ujërat nëntokësore për nevojat e tyre të furnizimit me ujë.

Programi i Konferencës ofron një larmishmëri temash, që mbulojnë të gjithë aspektet e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve duke përfshire çështje politike, menaxheriale dhe teknike. Konferenca ofron një platformë ku të gjithë profesionistët në sektorin e ujit mblidhen, diskutojnë dhe shkëmbejnë informacion dhe ndajnë praktikat e tyre të mira mbi çështje me interes në sektorin e ujit.

Fuqia e Konferencës së Përbashkët Ballkanike, siç dëshmohet nga anketimet e pjesëmarrësve që janë kryer ndër vite, ka qënë gjithmonë cilësia dhe shumëllojshmëria e diskutimeve plenare, punimeve profesionale të prezantuara nga profesionistë të njohur në të dy vendet dhe më gjerë në rajon. Jeni të mirëpritur të shikoni fushat dhe tematikat kryesore para se të dorëzoni një abstrakt për prezantim.

SHUKOS dhe SHUKALB ju mirëpresin në Konferencën e Përbashkët për të ndarë interesin tonë të përbashkët për një mjedis ujor më të mirë në Rajonin e Ballkanit të Madh.

KOMITETI TEKNIK I PROGRAMIT

Për më shumë informacion rreth Komitetit Teknik të Programit, ju lutemi shikoni “KOMITETI TEKNIK”, linku i faqes këtu.

TEMAT KRYESORE TË KONFERENCËS

Përpara dorëzimit të Prezantimit në PowerPoint që do të mbahet në Konferencë dhe Punimit të Plotë, autorët duhet të dorëzojnë një abstrakt bazuar në temat e paraqitura si më poshtë. Këto abstrakte do të vlerësohen nga Komiteti Teknik i Programit. Autorët e abstrakteve të përzgjedhura do të ftohen të sjellin punimin e tyre final dhe prezantimin në PowerPoint. Jeni të ftuar të paraqisni abstraktin tuaj duke përfshirë por jo duke u kufizuar në temat e mëposhtme:

QEVERISJA DHE POLITIKAT PËR SHOQËRITË UK

  • Zhvillimi i Politikave për Qeverisjen e Shoqërive UK dhe Marrëdhëniet Institucionale.
  • Përzgjedhja, Krijimi dhe Funksionimi i Bordeve Mbikëqyrëse.
  • Drejtimi Menaxherial i Shoqërive dhe Organizimi Strukturor.
  • Rajonalizimi i Shërbimeve UK dhe Zbatimi i Marrëveshjeve për Sigurimin e Shërbimit.
  • Qeverisja e Korporatave.
  • Partnerite Publik Privat.
  • Marrëdhënia midis Shoqërive UK dhe Pushtetit Vendor.
  • Menaxhimi i Sistemeve Rurale.
  • Masat e ndërlidhura me pandeminë (COVID-19).

KUADRI RREGULLATOR

  • Licencimi i Shoqërive UK.
  • Procesi i Shqyrtimit dhe Miratimit të Tarifave.
  • Analiza e Performancës së Shoqërive UK.
  • Zhvillimi dhe Aplikimi i Standardeve të Shërbimit.

MENAXHIMI I INFRASTRUKTURËS SË FURNIZIMIT
ME UJË DHE KANALIZIMEVE

  •  Kapacitetet për Thithjen e Investimeve Kapitale në Vendet në Zhvillim.
  • Metodat e Vlerësimit të Situatës Aktuale dhe Prioritizimi i Nevojave të Investimeve.
  • Zhvillimi i Masterplaneve Dinamike.
  • Monitorimi i Investimeve dhe Qëndrueshmëria e tyre në kohë.

MENAXHIMI I BURIMEVE UJORE

  • Ndryshimet Klimaterike.
  • Balancimi i Kërkesës për Ujë me Zhvillimin e Burimeve të Reja.
  • Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore.
  • Monitorimi dhe Mbrojtja e Burimeve Ujore.
  • Ujërat Ndërkufitare.
  • Menaxhimi i Thatësirave dhe Përmbytjeve.

MENAXHIMI FINANCIAR I SHOQËRIVE 

  • Burimet e Financimit dhe Politika e Subvencioneve.
  • Menaxhimi i Riskut Financiar.
  • Hartimi, Zbatimi dhe Monitorimi i Planeve 5 vjeçare të Biznesit.
  • Raportimi Financiar për të Mbështetur Përmirësimin e Performancës.
  • Instrumentet për Kontrollin e Brendshëm.
  • Menaxhimi i Borxhit

MENAXHIMI I OPERIMIT TEKNIK TË SHOQËRIVE UK

  • Vlerësimi i Analizës së Kërkesës për Ujë.
  • Praktikat e Matjes së Konsumit të Ujit.
  • Zvogëlimi i Humbjeve të Ujit, Praktika dhe Përvoja.
  • Planifikimi Inxhinierik dhe Dixhitalizimi i Zonës së Shërbimit (GIS).
  • Aplikimi i Modeleve Hidraulike, Praktika dhe Përvoja.
  • Rritja e Përdorimit të Sistemit SCADA, për Operimin e Sistemeve të Ujësjellësave.
  • Menaxhimi i Sigurisë së Ujit dhe Krizave.
  • Benchmarking.
  • Eficenca e Energjisë në Shoqëritë UK.
  • Menaxhimi i Integruar i Aseteve të Shoqërisë.
  • Siguria dhe Shëndeti në Punë.

MENAXHIMI I UJIT TË NDOTUR DHE LLUMIT

  • Uji i Ndotur në Kontekstin e Ekonomisë Qarkulluese.
  • Qeverisja dhe Politikat për Ujin e Ndotur.
  • Ndërtimi dhe Operimi i Impianteve të Trajtimit të Ujit të Ndotur.
  • Sistemet dhe Sfidat e Ndërtimit të Impianteve të Trajtimit të Ujit të Ndotur.
  • Zgjedhja e Teknologjisë së Trajtimit për Sistemet e Vogla dhe Rurale.
  • Trajtimi i Llumit dhe Ripërdorimi.
  • Përdorimi i Llumit për Prodhimin e Energjisë

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT

  •  Eficenca Komerciale.
  • Organizimi dhe Funksionimi i Departamentit të Shërbimit me Klientin.
  • Menaxhimi i Bazës së të Dhënave të Konsumatorit.
  • Kontratat e Shërbimit me Klientin.
  • Menaxhimi i Marrëdhënieve dhe Komunikimit me Publikun.
  • Përdorimi i GIS për Menaxhimin e Ankesave të Klientëve.
  • Zbatimi i Politikave për Ndërprerjen e Shërbimit në rast Mospagese.

MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE 

  • Menaxhimi i Burimeve Njerëzore dhe Politika e Punësimit.
  • Vlerësimi i Nevojave për Trajnime dhe Zhvillimi i Kapaciteteve.
  • Trajnimi dhe Certifikimi i Bazuar në Testim.
  • Vlerësimi Vjetor i Performancës së Punës së Stafit.

AFATET KRYESORE 

Dorëzimi i Abstrakteve:
Pranimi / Konfirmimi i Abstrakteve:     
Programi i Avancuar:
Dorëzimi i Biografisë të Shkurtër Profesionale:
Dorëzimi i Prezantimeve powerpoint:
Dorëzimi i Punimeve finale:

16 Shtator 2022
23 Shtator 2022
14 Tetor 2022

21 Tetor 2022
04 Nëntor 2022
15 Nëntor 2022


Konferenca do të zhvillohet në shqip dhe anglisht.

Përkthimi simultan do të sigurohet përgjatë gjithë ditëve të organizimit të saj.

UDHËZIME TË PËRGJITHSHME MBI ABSTRAKTET

Për më shumë informacion rreth udhëzimeve të përgjithshme mbi abstraktet, ju lutemi shikoni “RREGULLA DHE UDHËZIME”, linku i faqes këtu.