Thirrja për Abstrakte është tashmë e hapur – Të Përshpejtojmë Ndryshimin: Drejt Shërbimeve të Sigurta, të Besueshme dhe të Qëndrueshme, Konferenca dhe Ekspozita e 11-të e Përbashkët Ballkanike
SHUKALB dhe SHUKOS kanë kënaqësinë t’ju ftojnë të merrni pjesë në Programin e Konferencës dhe Ekspozitës së 11-të të Përbashkët Ballkanike, e cila do të mbahet në datat 7 – 9 Nëntor, 2023 në Tiranë, Shqipëri.
Tema e Konferencës “Të Përshpejtojmë Ndryshimin: Drejt Shërbimeve të Sigurta, të Besueshme dhe të Qëndrueshme”, është frymëzuar nga Dita Botërore e Ujit 2023 dhe në veçanti këtë vit nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Ujin e mbajtur në mars në qytetin e Nju Jorkut, dhe ka të bëjë me përshpejtimin e ndryshimeve për të arritur Objektivin e Zhvillimit të Qëndrueshëm 6 (OZHQ 6), duke siguruar akses në ujë të pastër dhe kanalizime për të gjithë.
Programi i Konferencës ofron një larmishmëri temash, që mbulojnë të gjithë aspektet e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve duke përfshire çështje politike, menaxheriale dhe teknike. Konferenca ofron një platformë ku të gjithë profesionistët në sektorin e ujit mblidhen, diskutojnë dhe shkëmbejnë informacion dhe ndajnë praktikat e tyre të mira mbi çështje me interes në sektorin e ujit.
Fuqia e Konferencës së Përbashkët Ballkanike, siç dëshmohet nga anketimet e pjesëmarrësve që janë kryer ndër vite, ka qënë gjithmonë cilësia dhe shumëllojshmëria e diskutimeve plenare, punimeve profesionale të prezantuara nga profesionistë të njohur në të dy vendet dhe më gjerë në rajon.
Jeni të mirëpritur të shqyrtoni temat kryesore dhe fushat e ekspertizës përpara se të dorëzoni një Abstrakt për prezantim.
Për informacion të detajuar mbi temat kryesore të Konferencës, afatet kryesore, udhëzime mbi abstraktet, ju lutemi kontrolloni broshurën Thirrja për Abstrakte.
Për më shumë informacion rreth Programit të Konferencës, ju lutemi na kontaktoni në:
Programi i Konferencës: program@balkansjointconference.org
Nadire Vitija, SHUKOS: Tel: +383 38 600 873; Cel: +383 44 182 497
Jonida Ahmeti, SHUKALB: Tel: +355 42 24 5101; Cel: +355 69 70 66 222
SHUKALB dhe SHUKOS ju mirëpresin në Konferencen e Përbashkët për të ndarë interesin tonë të përbashkët për një mjedis ujor më të mirë në Rajonin e Ballkanit.