Biography
Z. Zenel Zenelaj është diplomuar si inxhinjer i ndërtimtarisë në Universitetin e Prishtinës, pranë Fakultetit të Ndërtimtarisë.
Ka ndjekur trajnime brenda dhe jashtë vendit për menaxhimin e ujërave. Z. Zenelaj ka një eksperiencë praktike shumëvjeqare në sektorin e ujit në Kosovë, ka udhëhequr projekte me donator të huaj në planifikimin, projektimin, ndërtimin dhe menaxhimin e sistemeve të reja të ujësjellës kanalizimeve dhe objekteve të larta. Ekspertiza e tij përfshin një periudhë 30 vjeqare përvojë pune në këtë sektor.
Z.Zenelaj është Kryeshef Ekzekutiv pranë Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”Sh.A dhe njëherit ushtron pozitën e Presidentit të Shoqatës së Ujësjellësve dhe Kanalizimeve të Kosovës (SHUKOS).
All sessions by Zenel Zenelaj
Fjala e Mirëseardhjes
07 Nën 2023
18:00 - 18:10