Leonat Muskollar

Këshilltar për Ujë dhe Kanalizime GIZ Albania

Leonat Muskollar

Këshilltar për Ujë dhe Kanalizime GIZ Albania
leonat.muskollari@giz.de

Biography

Leonat Muskollari është një ekspert institucional me më shumë se 20 vjet përvojë në sektorin e ujësjellësit dhe kanalizimeve, nga të cilat 16 vjet përvojë në organizimin dhe përmirësimin e organizimit të institucioneve publike si përgatitja e planeve të biznesit, zhvillimi i kapaciteteve, dixhitalizimi dhe së fundmi në adoptimin e parimeve të ekonomisë qarkulluese duke përfshirë edhe zgjidhjet inovative në këtë sektor. Leonati është një specialist i kualifikuar, shumë i motivuar dhe ka një përvojë të thelluar në ciklin e plotë të ujit dhe ujërave të zeza, përfshi këtu adoptimin e parimeve te ekonomise qarkulluese, dixhitalizimin e proceseve, përpunimin e studimeve të fizibilitetit, projektimin konceptual dhe të detajuar, përgatitjen e ToR, tenderimin, kontraktimin, mbikëqyrjen e kantierit, kontrollin e cilësisë, monitorimin dhe vlerësimin, vënien në punë dhe funksionimin e rrjeteve të ujit dhe ujërave të zeza dhe impianteve të trajtimit të ujërave të zeza. Përveç kësaj, ai ka përvojë direkte në punën me projekte sektorin e mjedisit, ujit dhe ujërave të zeza të financuara nga BMZ nëpërmjet Bashkëpunimit Gjerman (GIZ, KFW) dhe të bashkëfinancuara në shumë raste edhe nga BE. Leonati ka përvojë të gjerë ndërkombëtare dhe ka punuar në disa projekte ndërkombëtare si koordinator projekti si “Mbrojtja e Mjedisit të Liqenit të Ohrit”, “Mbështetja e BE-së për shërbimet e menaxhimit dhe trajtimit të ujërave të zeza” (EUSWAM) dhe Shërbimet e Ujit të Pijshëm dhe Kanalizimeve të Orientuara ndaj Konsumatorëve dhe Performancës” (CPWS). ).

Aktualisht punon si Këshilltar për Ujë dhe Kanalizime për Programin e Ujit GIZ.