Prof. Ass. Dr. Lavdim Osmanaj

Shefi i Departamentit të Inxhinierisë së Mjedisit, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit Universiteti i Prishtinës

Prof. Ass. Dr. Lavdim Osmanaj

Shefi i Departamentit të Inxhinierisë së Mjedisit, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit Universiteti i Prishtinës
lavdim.osmana@uni-pr.edu

Biography

Lavdim Osmanaj ka mbaruar studimet në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Dega e Hidroteknikës dhe ka vazhduar studimet e masterit në Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë – Mitrovicë, kurse Studimet e Doktoratës në Universiteti Politeknik Tiranë me teme Master Plani i Trajtimit të Ujërave të Zeza për Zonat Rurale në Republikën e Kosovës. Ai ka një eksperiencë mbi 17 vjeçare në sektorin e ujit. Gjithashtu, ai ka një eksperiencë të gjerë në menaxhimin e projekteve ndërkombëtare dhe është aktive në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Është Autor i tre librave Universitar a) Operacionet Kryesore në Trajtimin e Ujërave të pijshëm, b) Konturet Nëntokësore të Strukturave  Hidraulike në Bazamentet Shkëmbor dhe Gjysmëshkëmbore, dhe c) Hidraulika e Ujërave Nëntokësore, si dhe një sere publikimesh ne Revistat e Indeksuara.

Aktualisht, është Profesor pranë Fakultetit te Ndërtimtarisë Fale angazhimit te tije ky institucion ka përfituar shume projekte Erasmus + si dhe programin për Menaxhimin e Integruar te Resurseve Ujore (një program Masster Shkenor në gjuhen angleze)