Dr. Ilir Abdullahu
Biography
Z. Ilir Abdullahu ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Dega Hidroteknike.Ka mbaruar studimet e posdiplomike në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Dega Hidroteknike. Autor i shumë projekteve në fushën e hidroteknikës, pjesëmarrës në shumë konferenca ndërkombtare të organizuara nga IWA dhe Organizata të tjera në lëminë e ujrave, pjesmarrës aktiv në Shoqatën e Ujësjellsëve dhe Kanalizimeve të Kosovës “SHUKOS” dhe pjesmarrës në shumë trajnime si brenda dhe jashtë vendit.
Ne këto dy dekada ka mbajtur pozita udhëheqëse në KRU Prishtina nga ajo e krye Inxhinierit, Drejtorit Teknik si dhe Kryeshefit Ekzekutiv, momentalisht udhëheq me Departamentin për Planifik dhe Zhvillim në KRUP.
Pas një eksperience të larmishme në projektim, zbatim, mbikqyrje dhe menaxhim mes zyrës dhe terrenit, z. Iliri fiton një eksperiencë të shkëlqyer profesionale dhe prandaj natyrshëm tërheq vëmendjen dhe ftohet si bashkëpunëtor i jashtëm i Universitetit për Teknologjinë dhe Biznesin – UBT- Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimi, Prishtinë, për te dhënë mësim lëndën e Hidraulikes, Furnizimin me Ujë dhe Kanalizimeve.