Biography
Znj. Ermela Xherri ka përfunduar studimet e larta në Universitetin Politeknik, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Dega Inxhinieri Hidroteknike. Më pas, ka kryer kursin pasuniversitar “Vlerësimi i pasurive të paluajtshme” po pranë fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Znj. Xherri ka eksperiencë disa vjeçare në sektorin e ujit në drejtim të menaxhimit të sektorit teknik dhe në zbatim të projekteve kombëtarë dhe ndërkombëtare. Ajo ka ushtruar funksionin e drejtueses teknike pranë shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Librazhd, për një periudhe 10 vjeçare dhe aktualisht ushtron detyrën e Specialistes së Performancës Operative dhe Cilësisë së Shërbimit pranë Entit Rregullator të Ujit.
Gjatë karrierës së saj ka marrë pjesë në shumë trajnime, seminare, workshop-e dhe konferenca si brenda dhe jashtë vendit, të orientuara kryesisht në sektorin e ujit, por edhe në prokurimet dhe investimet publike. Gjithashtu ajo ka asistuar dhe ka marrë pjesë vullnetarisht në disa projekte me karakter social.