Dr.Burbuqe Nushi-Latifi
Biography
Znj. Burbuqe Nushi – Latifi eshte specialiste e shendetit publik dhe magjister i shkencave mjekesore. Qe nga viti 1994 punon ne IKSHPK si udheheqese e sektorit te ujit dhe sanitacionit. Aktualisht eshte koordinatore e Qendres se ujit per pije ne IKSHPK-Prishtine. Per keto 28 vite pune ne sektorin e ujit ka qene e kyqur ne shume projekte dhe aktivitete shkencore, vendore dhe jashte vendit. Përvoja e saj ndertohet duke fillu si bashkëpunëtore e OBSH-së në shëndetin mjedisore sektori i uji/sanitacioni, kuresiste e programit “ Hope Fellowship Washington & Kosova Leadership Program” ku diplomohet në kursin e programit studimor “GIS- implementing in Publik Halth in Kosova” në ABT Associates-Bethesta-Washington DC
Gjate angazhimit të saj ne Institutin Kombetare te Shendetesise Publike ka udhehequr disa projekte ne fushën e ujit per pije:
- Koordinatore ne projektin “ Drinking water supply and healthy schools in Kosova ” 2000-2001, të organizuar nga UNICEF dhe e mbështetur nga UNMIK dhe e implementuar nga IKSHPK.
- Bashkepunetore ne projektin “Studimi i fizibilitetit për ujin e pijshëm në Kosovë” përkrahur nga BE– mars- shtator 2009
- Udhëheqese në projektin për transpozimin e direktivës evropiane për ujin e pijshëm 98/83 EC dhe hartimit të Udhezimit Administrastiv “Cilësia e Uji per pije në Kosovë” përkrahur nga BE nëpërmjet TAIEX – 2010-2011
- Udhëheqese në projektin “ Asistenca teknike per Qendren e monitorimit te ujit per pije/IKSHPK/ ne permbushjen e standardeve te kerkuara nga Direktiva Evropiane e ujit per konsum human 98/83/EC” përkrahur nga BE nëpërmjet TAIEX – 2012-2014
- Udhëheqese në projektin “ Ndertimi dhe aplikimimi i Bazes se te dhenave per cilesine e ujit per pije ne Qendren e monitorimit te ujit/IKSHPK/” përkrahur nga Zyra Zvicerane per Bashkpunim,2014-2016
- Udhëheqese e grupit punues per plotesim ndryshimin e Udhezimit Administrastiv Nr.10/2021 “Cilësia e Uji per pije në Kosovë”, transpozimi i DWD 2020/2184 (risk assessment and risk management) përkrahur nga BE dhe SDC-Office in Kosovo, 2020-2021
- Antare e grupit punues per hartimin dhe zbatimin e Planit te Sigurise se Ujit ne Kosovë, projekt i SHUKOS ne përkrahje te RCDN dhe GIZ nga BB, 2021-2022
si dhe pjesemarese ne shume konferenca me karakter shkencor dhe seminare profesionale per temat lidhur me ujin për pije dhe mjedisin.
Eshte e martuar dhe ka dy fëmijë, jeton dhe punon në Prishtinë.