Biography
Z. Avni Caka ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Teknik , seksioni Ndërtimtarisë – drejtimi Hidroteknik . Ka një përvojë pune mbi 35 vjeçare në programe për planifikim, zhvillim dhe menaxhimin e projekteve, mirëmbajtjen në fushën e hidroteknikës. Aktualisht ushtron detyrën e Udhëheqësit të sektorit të Mirëmbajtjes dhe Kanalizimit pranë Kompanisë KRU “Gjakova”. Pos mirëmbajtjes është marrë së bashku me kolegë edhe në zgjidhjen problemeve të kolektorëve të kanalizimit ujërave të ndotura në qytet. Gjatë kohës së punës ka marrë pjesë në shumë seminare dhe Konferenca nga lëmia e ujërave . Nën drejtimin e tij, Sektori i Mirëmbajtjes Kanalizimeve ka shënuar rezultate konsiderueshme.