Arbana Kola

Menaxhere Projekti

Arbana Kola

Menaxhere Projekti
arbana.kola@shukalb.al

Biography

Znj. Arbana Kola ka një diplomë Master Shkencor në Inxhinieri Mjedisi, në profilin e Trajtimit të Ujit të Pijshëm dhe të Ndotur, nga Universiteti Politeknik i Tiranës. Pas studimeve, ajo ka punuar në projekte dhe programe të ndryshme në sektorin e ujit. Znj. Kola ka përvojë në menaxhimin e ciklit të plotë të produkteve të zhvillimit të kapaciteteve duke përfshirë hartimin dhe zhvillimin, dhënien, monitorimin dhe vlerësimin e tyre.

Që prej muajit Mars 2019, Znj Kola ka menaxhuar Projektin “Menaxhimi i Integruar i Aseteve në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime (UK) të Shqipërisë”, pjesë e Programit Rajonal SEEAM – Shërbime Këshillimore për Menaxhimin e Aseteve në Kompanitë UK në Evropën Juglindore. Aktualisht, Znj. Kola mban pozicionin Menaxhere Projekti, pranë SHUKALB, duke kontribuar në disa Projekte, që nga zhvillimi dhe zbatimi i tyre.