Single Blog Title

This is a single blog caption
2
Sht

SHUKALB mbështet Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime Shqiptare në festimin e Ditës Botërore të Ujit 2022

Çdo vit, Dita Botërore e Ujit nxjerr në pah një aspekt specifik të ujit dhe është një mundësi unike për të tërhequr vëmendjen dhe për të krijuar mundësinë për të nxitur qeverinë, shoqërinë civile dhe individët të ndërmarrin veprime.

Tema e zgjedhur nga Kombet e Bashkuara për Ditën Botërore të Ujit të këtij viti ishte “Ujërat nëntokësorë – Të bëjmë të padukshmen të dukshme”, duke tërhequr vëmendjen mbi rëndësinë e mbrojtjes së burimeve tona ujore nëntokësore. Tema është mjaft me vlerë sidomos për një vend si Shqipëria, i cili pjesën më të madhe të furnizimit me ujë të pijshëm e siguron nga burime nëntokësore.

Festimi i Ditës Botërore të Ujit në Korçë
Foto nga UK Korçë

SHUKALB ka një histori të gjatë në mbështetjen e shoqërive UK të njohin dhe festojnë këtë ditë të rëndësishme. Edhe këtë vit, SHUKALB mbështeti shoqëritë ujësjellës kanalizime në të gjithë Shqipërinë për të organizuar aktivitete publike ndërgjegjësuese dhe edukuese në qytetet e tyre.

SHUKALB përgatiti dhe shpërndau video të shkurtra dhe postera me mesazhe informuese dhe ndërgjegjësuese mbi rëndësinë e ujërave nëntokësore, të cilat u përdorën më tej nga shoqëritë ujësjellës kanalizime në organizimin e fushatës së tyre ndërgjegjësuese dixhitale përmes mediave të tyre sociale. Gjithashtu, SHUKALB përgatiti dhe shpërndau fletëpalosje me mesazhe sensibilizuese, bluza, çanta lecke dhe karfica me logon e DBU dhe logon e shoqërive UK, të cilat u përdorën nga shoqëritë në organizimin e fushatës së tyre tradicionale ndërgjegjësuese në qytetet e tyre përkatëse.

Festimi i Ditës Botërore të Ujit në Elbasan
Foto nga UK Elbasan

Përpjekjeve të stafit të shoqërive UK në mbarë vendin iu bashkuan edhe grupe studentësh vullnetarë të cilët u angazhuan në fushatat ndërgjegjësuese të udhëhequra nga shoqëritë UK në qytetet e tyre përkatëse. Studentët ishin qartësisht të dukshëm përmes bluzave të tyre të veçanta ku ishte e printuar logoja e Ditës Botërore të Ujit.  Gjithashtu, në disa qytete stafi i ujësjellësit vizitoi disa shkolla fillore ku informuan nxënësit rreth Ditës Botërore të Ujit, si dhe mbi rëndësinë e mbrojtjes së burimeve ujore nëntokësore.