
Regjistrohuni tani për Konferencën dhe Ekspozitën e 10-të të Përbashkët Ballkanike – Ujërat nëntokësorë – Të bëjmë të padukshmen të dukshme!
Pas dy vitesh organizimi të konferencave virtuale, SHUKALB dhe SHUKOS kanë kënaqësinë t’ju ftojnë të na bashkoheni fizikisht në Konferencën dhe Ekspozitën tonë të 10-të të Përbashkët Ballkanike që do të mbahet më 8-9-10 Nëntor 2022, në Prishtinë, Kosovë.
Tema e Konferencës Ujërat nëntokësorë – Të bëjmë të padukshmen të dukshme, është frymëzuar nga Dita Botërore e Ujit 2022, dhe sjell vemendjen tek rëndësia që ka mbrojtja cilësore dhe sasiore e burimeve tona nëntokësore. Tema është e një rëndësie të veçantë për vendet si Ballkani Perëndimor, të cilët mbështeten shumë në ujërat nëntokësore për nevojat e tyre të furnizimit me ujë.
Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike është shndërruar me të vërtetë në eventin më të madh në ndarjen e informacionit dhe networking në sektorin e ujit në Ballkanin Perëndimor. Me një audiencë prej mbi 500 pjesëmarrës nga Rajoni i Ballkanit dhe më gjerë, Konferenca vazhdon të ofrojë një platformë ku profesionistë të ujit, politikbërës, dhe profesionistë të biznesit nga sektori mblidhen dhe diskutojnë mbi çështje me interes,
shkëmbejnë informacion, dhe ndajnë përvojat e tyre në përpjekje për të ndihmuar më tej zhvillimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në Rajonin e Ballkanit.
Pjesëmarrësit e Konferencës do të kenë gjithashtu mundësinë të vizitojnë Ekspozitën Teknike të planifikuar për t’u organizuar në një hapësirë të gjerë pranë sallave kryesore të Konferencës, ku shumë kompani private do të shfaqin produktet e tyre më të fundit, nga tubat, pompat, matësat, softuerët e deri te shërbime inxhinierike dhe të menaxhimit. Ne kemi parashikojmë të kemi deri në 40 stenda të ekspozitës. Kompanitë që janë të interesuara për të ekspozuar mund të shikojnë hapësirat në dispozicion duke vizituar këtë link.
Regjistrimi në konferencë me tarifa të reduktuara është i mundur deri më datë 30 shtator 2022.
Regjistrimi në Konferencë mundësohet përmes dy mënyrave:
- Duke u regjistruar online nëpërmjet këtij linku: https://crm.shukalb.al/civicrm/event/info/?reset=1&id=70
- Duke plotësuar Formularin e Regjistrimit dhe duke e kthyer atë me email në: info@BalkansJointConference.org
Ne ju inkurajojmë të regjistroheni në datat e mësipërme. Gjithsesi, nëse ju nuk arrini të regjistroheni në këto
data, mund të regjistroheni gjatë ditëve të Konferencës
Për t’u regjistruar në Ekspozitë, ju lutemi plotësoni Formularin e Regjistrimit për Kompanite Ekspozuese dhe dërgojeni në: info@BalkansJointConference.org
Për më shumë informacion mund të shkarkoni Prospektin e Konferencës dhe Ekspozitës.
Për regjistrimet në Konferencë dhe/ose Ekspozitë, ju lutemi referojuni kontakteve më poshtë.
Ju mirëpresim në event!
Kontakte:
Fatbardha Muqiqi (SHUKOS): Tel: +383 38 600 873, Cel +383 44 926 646
Alban Kushi (SHUKALB): Tel: +355 42245101, Cel: +355 69 6012782
Email: info@balkansjointconference.org
Web: www.balkansjointconference.org