SHUKOS dhe SHUKALB kanë kënaqësinë t’ju ftojnë të merrni pjesë në Konferencën dhe Ekspozitën e 10-të të Përbashkët Ballkanike, e cila do të mbahet në datat 8 – 10 Nëntor, 2022 me prezencë fizike në Hotel Emerald, Prishtinë. Tema e Konferencës, Ujërat nëntokësorë – Të bëjmë të padukshmen të dukshme, është frymëzuar nga Dita Botërore e Ujit 2022, dhe sjell vemendjen tek rëndësia që ka mbrojtja cilësore dhe sasiore e burimeve tona nëntokësore. Tema është e një rëndësie të veçantë për vendet si Ballkani Perëndimor, të cilët mbështeten shumë në ujërat nëntokësore për nevojat e tyre të furnizimit me ujë.
Programi i Konferencës ofron një larmishmëri temash, që mbulojnë të gjithë aspektet e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve duke përfshire ato politike, menaxheriale dhe çështje teknike. Konferenca ofron një platformë ku të gjithë profesionistët në sektorin e ujit, mblidhen dhe diskutojnë, shkëmbejnë informacion, dhe ndajnë përvojat e tyre mbi çështje me interes në sektorin e ujit.
Individët të cilët dëshirojnë të prezantojnë në Konferencë janë lutur të dorëzojnë një abstrakt që lidhet me një nga temat kryesore të konferencës të listuara më poshtë. Abstraktet do të vlerësohen nga Komiteti Teknik i Programit. Thirrja për abstrakteve është e hapur deri më datën 16 shtator 2022.
Dorëzimi i Abstrakteve |
Pranimi /Konfirmimi i Abstrakteve |
Programi i Avancuar |
Dorëzimi i CV-ve |
Dorëzimi i Prezantimeve |
Afati i Dorëzimit të Punimeve finale |
16shtator 2022 |
23 shtator 2022 |
14 tetor 2022 |
21 tetor 2022 |
04 nëntor 2022 |
15 nentor 2022 |
Regjistrimi në Konferencë mundësohet përmes plotësimit të Formularit të Regjistrimit, i cili gjendet tek Sesioni i Regjistrimit, dhe duke mbyllur pagesën e tarifës përkatëse të regjistrimit brenda datave të përcaktuara.
Regjistrimi me tarifa të reduktuara |
Regjistrimi me tarifa normale |
deri në 30 shtator |
01 tetor – 01 nentor 2022 |
Gjuhët e Konferencës janë shqipja dhe anglishtja. Do ketë përkthim simultant.
Konferenca dhe Ekspozita e sivjetshme do të zhvillohet në Hotel Emerald, Prishtinë, Kosovë.VC