Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime nuk mund të ofrojnë shërbime të cilësisë së lartë pa prezencën e pajisjeve, teknologjive, programeve dhe kimikateve të duhura, të cilat ofrohen nga kompanitë private të angazhuara në sektorin e ujit. Për më tepër, eksperienca e konferencave të shkuara na ka mësuar se kompanitë ekspozuese pasurojnë në mënyrë të ndjeshme eksperiencën e pjesëmarrësve të Konferencës duke prezantuar produktet dhe shërbimet, si dhe duke qenë pjesë e programit teknik dhe diskutimeve të Konferencës.
Kompanitë ekspozuese kanë gjithashtu një mundësi të mirë për të tërhequr klientë potencialë. Në këtë aspekt, përmes këtij eventi, ne ftojmë kompanitë private për të ekspozuar produktet dhe shërbimet e tyre, dhe për t’ju bashkuar diskutimeve mbi çështjet më të fundit në sektorin e ujësjellës kanalizimeve.
Hapësira e Ekspozitës është e organizuar me stenda nga 6 m² dhe 8 m². Hapësira e stendave të Ekspozitës mund të blihen sipas metrave katrorë me çmimet e mëposhtme:
Kompani anëtare të SHUKALB/SHUKOS** |
150 Eur/m² |
Kompani jo-anëtare të SHUKALB/SHUKOS |
200 Eur/m² |
*) ky çmim i përket kompanive, të cilat anëtarësohen tek SHUKALB/SHUKOS përpara datës 30.09.2022
Blerja e stendës së ekspozitës përfshin:
Formulari i Regjistrimit
Kompanitë dhe institucionet e interesuara të ekspozojnë në Konferencën dhe Ekspozitën e Përbashkët Ballkanike do të mund të gjejnë Formularin e Regjistrimit bashkangjitur këtij njoftimi. Gjithashtu, është e mundshme që ky formular të shkarkohet nga faqja e internetit të Konferencës përmes linkut http://balkansjointconference.org/sq/registration/. Pasi ta plotësoni, ju lutemi, dërgojeni me e-mail tek info@BalkansJointConference.or
Afatet e Regjistrimit
Afati i regjistrimit për kompanitë ekspozuese është data 17 tetor 2022. Ju lutemi, vini re se preferenca për pozicionet dhe hapësirat e stendave do jetë sipas konfirmimit më të parë. Në momentin që merret konfirmimi për një stendë, kompania duhet të mbyllë pagesën brenda 10 ditësh nga konfirmimi, sipas informacionit qe jepet në Formularin e Regjistrimit.
Hapësira e Ekspozitës është e organizuar me stenda nga 6 m² dhe 8 m². Ju mund të shkarkoni planin më të fundit të stendave tek faqja e internetit të Konferencës dhe Ekspozitës www.BalkansJointConference.org
Facilitetet për hapësirat e ekspozimit
Hapësirat e ekspozimit kanë panele ndarëse, të cilat mund të përdoren për shfaqjen e posterave apo materialeve informuese. Emri i kompanisë do jetë i shfaqur, si dhe do ketë një tavolinë për materialet. Gjithashtu, do të ketë ndriçim elektrik 200 V -220V.
Vendosja dhe heqja e tabelave të ekspozimit
Ekspozuesit do të vendosin materialet e ekspozimit gjatë paradites së ditës së parë të Ekspozitës, dt. 8 nëntor 2022, duke filluar në orën 11:00 dhe duhet të mbarojnë vendosjen jo më vonë se deri në orën 17:00. Ekspozuesit do duhet të largojnë këto materiale në orën 17:00 të ditës së fundit të Ekspozitës, dt. 10 nëntor 2022.
Emri dhe logo i ekspozuesve
Të gjithë Ekspozuesit duhet të sigurohen që së bashku me formularin e regjistrimit, të dërgojnë edhe logon e kompanisë së tyre në format AI, EPS ose PDF.