Biography
Valdet Syla ka mbaruar studimet në Universitetin e Prishitinës Fakulteti i Ndërtimtarisë, dega Hirdoteknikë, është duke vijuar studimet master në po të njejtin drejtim dhe Universitet, gjithashtu është duke vijuar studimet edhe në fakultetin e Arkitekturës. Ka kryer disa trajnime ndërkombetare ne sektorin e ujit. Duke filluar nga viti 2007 ka punuar në disa kompani të ndryshme në ekzekutimin e projekteve hidroteknike si:, ndërtimin dhe rehabilitimin e impiantit të trajtimit të ujit të pijës me kapacitet te trajtimit 200 l/s, në Pleshinë-Ferizaj, kapatazha në fshatin Jezerc në lumin Nerodime, rezervoare, shtrirje të rrjetit primar dhe sekondar. Ka nje eksperience 16 vjeqare në zbatim, projektim, në sektorin e ujit. Gjithashtu ka nje eksperience te gjerë në menaxhimin e projekteve hidroteknike në këtë sektor. Aktualisht është drejtor teknik në Kompanin Rajonale të Ujësjellësit KRU “Bifurkacioni” Sh.a Ferizaj, ka kryer një sërë trajnimesh në sektorin e ujit dhe ujërave të zeza siq është JICA në Japoni dhe ka marre pjesë në seminare dhe konferenca ndërkombëtare që kanë zgjeruar më tejë kualifikimin e tijë.