Biography
Premtim Asllani është Ekspert i GIS-it në fusha të ndryshme të aplikimit të tij.
Gjeograf i diplomuar dhe në përfundim të nivelit Mastër në Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore, në Universitetin e Prishtinës. Karrieren e tij në fushën e GIS-it e filloi gjatë vitit të fundit të Nivelit Bachelor, ku në kuadër të NIRAS, Premtimi kontribuoi në implementimin e projektit SPAK në Komunat e caktuara.
Kontributin e tij profesional e vazhdoi në Komunën e Ferizajt, në kuadër të Drejtorisë së Urbanizmit, ku krijoi data bazën dhe pjesën hartografike për Projektet e PZHK-se, HZK dhe Sistemit te Adresave po ashtu, ne ketë te fundit vazhdon të punoj si Zyrtar ende. Karrierën e vazhdoi si Konsulent i GIS-it, në projekte të ndryshme me organizata të huaja si GIZ, UN-Habitat, OJQ vendore KAF, Gjethi, ku kryesisht punoi në krijimin e bazës hartografike në Plane Urbanistike të komunave të ndryshme të Kosovës. Ndërkohë ka punuar si Konsulent në Komunën e Kaçanikut dhe po ashtu nga viti 2020 mban pozitën e Zyrtarit të GIS-it në Kompaninë Regjionale të Ujërave “Bifurkacioni” Ferizaj.
