Biography
Lumni Sallahu është menaxher i Divizionit të Ujërave të Ndotura në KRU “Hidroregjioni Jugor”Sh.a, Prizren, me mbi 14 vjet përvojë në planifikimin, dizajnimin dhe mbikëqyrjen e sistemeve të ujërave dhe ujërave të ndotura. Ai ka përfunduar Bachelor dhe Master në Inxhinieri Hidroteknike në Universitetin e Prishtines .
Lumni Sallahu ka ekspertizë në dizajnin dhe optimizimin e impianteve të trajtimit të ujërave, planifikimin e shpenzimeve operative dhe investimeve kapitale, si dhe digjitalizimin dhe monitorimin e rrjeteve të ujësjellës-kanalizimeve. Ai është trajner i certifikuar për Planet e Sigurisë së Ujërave, Trajtimi të ujrave të ndotura , dhe ka udhëhequr projekte të rëndësishme për ujësjellës dhe trajtimin e ujërave në rajonin jugperëndimor të Kosovës.
