Jovan Gjika

Drejtues i Projekteve me Bankën Gjermane për Zhvillim KFW, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK), Shqipëri

Jovan Gjika

Drejtues i Projekteve me Bankën Gjermane për Zhvillim KFW, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK), Shqipëri

Biography

Ing. Jovan Gjika ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, për të vijuar më pas studimet Master për Administrim Biznesi MBA me fokus në menaxhimin e projekteve. Ai ka një eksperiencë 23 vjeçare në zbatim, projektim, mbikqyrje dhe drejtim në sektorin e ujit. Ka një eksperiencë të zgjeruar në menaxhimin e projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare dhe është aktiv në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ka angazhim te rëndësishëm në sektorin publik duke qënë pjesë aktive në përgatitjen strategjive, legjislacionit, rregulloreve etj.

Është pjesë e ekipit negociues në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Europian lidhur me kapitujt 22 dhe 27 si person përgjegjës për Direktiven e Trajtimit të Ujërave të Ndotura Urbane dhe kontribues për Direktivën e Ujit të Pijshëm. Pjesmarrës në disa koferenca kombëtare dhe ndërkombëtare duke përfshirë Koferencën Ballkanike të organizuar nga SHUKALB dhe SHUKOS si prezantues, moderator, pjesmarrës në panel diskutimesh si dhe anëtar e komitetit teknik.

Aktualisht, është Drejtues i projekteve të financuara nga Qeveria Gjermane nëpërmjet Bankës Gjermane për Zhvillim KFW në bashkëpunim me donatorë të tjerë si Qeveria Zviceriane dhe Bashkimi Europian në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve pranë AKUK.

Suksesi i projekteve është i prekshëm duke tjetërsuar situatën e furnizimit me ujë dhe përmirësuar performancën e shoqërive ujësjellës kanalizimeve që kanë qënë pjesë e projekteve.