Gazmend Behluli

Gazmend Behluli

Biography

Gazmend Behluli është i diplomuar në Menaxhment nga Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës. Ai ka një përvojë shumëvjeçare në sektorin e ujësjellësit, me fokus në fushën komerciale dhe menaxhimin e proceseve operacionale brenda KRU “Prishtina” Sh.A.

Gjatë karrierës së tij ka ushtruar pozita profesionale dhe menaxheriale, ka udhëhequr projekte zhvillimore dhe ka kontribuar në modernizimin e departamenteve përkatëse. Ai ka marrë pjesë në trajnime profesionale dhe konferenca ndërkombëtare që trajtojnë menaxhimin e ujit dhe administrimin e ndërmarrjeve publike.

Aktualisht, prej dy vitesh, shërben si Menaxher i Kabinetit të Kryeshefit Ekzekutiv në KRU “Prishtina” Sh.A., ku kontribuon në avancimin e praktikave menaxheriale dhe në rritjen e efikasitetit organizativ.

All sessions by Gazmend Behluli