Biography
Daut Islami ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Xehtarisë dhe Metalurgjisë, Dega Teknologji, si dhe Master në Inxhinieri të Mbrojtjes së Mjedisit me sukses të lartë akademik. Ai ka një përvojë të gjerë në sektorin e ujit dhe arsimit të lartë, duke punuar për dhjetë vjet si Udhëheqës i Sigurimit të Cilësisë në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” dhe si Asistent në Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka”.
Në aspektin shkencor, ai është bashkautor i disa punimeve ndërkombëtare, që trajtojnë cilësinë e ujit dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe ka marrë pjesë në punëtori dhe projekte të Bashkimit Evropian që fokusohen në standardet dhe legjislacionin për ujin e pijshëm.
Aktualisht, është Menaxher i Furnizimit me Ujë në KRU “Radoniqi–Dukagjini” Sh.A, ku kontribuon në menaxhimin teknik, optimizimin e proceseve të trajtimit dhe përmirësimin e cilësisë së ujit.
