Ardian Islami

Drejtoria e Programeve të Zhvillimit në Fushën e Ujësjellës Kanalizimeve

Ardian Islami

Drejtoria e Programeve të Zhvillimit në Fushën e Ujësjellës Kanalizimeve

Biography

Ardian Islami ka mbaruar studimet e larta në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, me profil në Energjetikë. Ai ka mbi 18 vite eksperiencë profesionale në fushat e energjisë, mjedisit dhe infrastrukturës, në projektim, drejtim dhe menaxhim programesh zhvillimi.

Aktualisht, ai është Drejtor i Drejtorisë së Programeve të Zhvillimit për Ujësjellës-Kanalizime në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku udhëheq planifikimin strategjik, koordinimin e politikave dhe zbatimin e programeve në përputhje me prioritetet e Qeverisë.

Gjatë karrierës së tij, z. Islami ka kontribuar në hartimin dhe zbatimin e politikave kombëtare për eficiencën e energjisë dhe burimet e rinovueshme, në zhvillimin e planeve kombëtare të veprimit për eficiencën e energjisë, si dhe në menaxhimin e projekteve strategjike të financuara nga BE dhe donatorë ndërkombëtarë. Ai zotëron njohuri të thella mbi legjislacionin dhe standardet e BE-së në fushën e energjisë dhe është anëtar nw disa oganizatave nderkombetare në operojnë në sektoret e energjisë, industrisw dhe mjedisit ndër to dhe pjesë rrjetit të ekspertëve (Roster dhe Review Expert) të UNFCCC për sektorin e energjisë dhe industrisë.

All sessions by Ardian Islami