Rregulla dhe Udhëzime për Dorëzimin e Materialeve të Konferencës, 2020
- Udhëzime mbi abstraktet
Abstraktet duhet të dorëzohen nëpërmjet e-mailit tek program@balkansjointconference.org deri më 23 Shtator 2020. Të gjithë të interesuarit duhet të kenë parasysh kriteret e mëposhtme:
- Abstraktet mund të dorëzohen në gjuhët shqip dhe/ose anglisht.
- Formati i abstraktit duhet të përputhet me këto specifikime:
- Deri më 350 fjalë.
- Dokument “MS Word file”.
- Shkrimi Times New Roman 11pt.
- Abstraktet duhet të përfshijnë këto informacione sipas kësaj radhitje:
- Titullin e Materialit/Prezantimit.
- Emrin e Autorit dhe Pozicionin e tij /Institucionin/Shtetin.
- Kontaktet personale (e-maili, adresën postare, dhe numrin e telefonit).
- Temën e Konferencës së cilës i referohet.
- Qëllimin e punimit dhe konkluzionet e tij ( deri në 350 fjalë)
- Autorët e abstrakteve të pranuara do të njoftohen deri më datën 5 Tetor, 2020.
- Të gjitha abstraktet do të shqyrtohen nga anëtarët e Komitetit Teknik. Procesi i shqyrtimit është krejtësisht konfidencial. Komiteti teknik do të shqyrtojë të gjitha abstraktet e dorëzuara për prezantim, dhe ka të drejtën të hedhë poshtë një prezantim i cili ka natyrë komerciale.
- Ju lutemi ti referoheni modelit/shembullit të dhënë.
- Udhëzime mbi prezantimet PowerPoint
- Prezantimet duhet të dorëzohen nëpërmjet e-mailit tek program@balkansjointconference.org deri më datën 20 Tetor, 2020.
- Prezantimet PowerPoint duhet të kenë një kohëzgjatje prej 15 minuta secila, plus pesë minuta për pyetje dhe përgjigje.
- Autorët të cilët do të bëjnë prezantime PowerPoint duhet të prezantojnë punën e tyre sipas programit të konferencës.
- Madhësia e prezantimit të jetë jo më shumë se 5MB.
- Prezantimet e dorëzuara do të publikohen në faqen e internetit të konferencës në formatin PDF.
- Prezantuesit duhet të kenë një kopje të prezantimit të konferencës në USB.
- Ju lutemi ti referoheni modelit/shembullit të dhënë.
- Profil i shkurtër i autorëve/ eksperienca profesionale
- Një profil i shkurtër i përvojës profesionale të autorëve duhet të dorëzohet deri më datën 20 Tetor, 2020.
- Profili i shkurtër i autorëve kërkohet në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe.
- Ju lutemi ti referoheni modelit/shembullit të dhënë.
- Udhëzime mbi materialin e plotë
- Autorëve të përzgjedhur do t’ju kërkohet të dorëzojnë materialin e plotë nëpërmjet e-mailit tek program@balkansjointconference.org, deri më 20 Tetor, 2020 në formën elektronike.
- Materiali duhet të dorëzohet në formën e dokumentit “MS Word file” shkrim 12pt Times New Roman.
- Materiali i plotë duhet të përfshijë informacionet në vazhdim:
- Titullin Kryesor.
- Emrin e Autorit, adresën postare dhe adresën e e-mailit (në rastin e më shumë autorëve adresat e të gjithëve).
- Abstraktin (deri në 350 fjalë, shkrim Times New Roman 10pt).
- Fjalët kyçe (3-6 fjale kyçe në rend alfabetik).
- Tekstin kryesor (hyrjen, metodologjinë, rezultatet dhe diskutimet, konkluzionet).
- Hyrja – përshkrimi i kërkimit/punës dhe qëllimit.
- Metodologjia – përshkrim i metodologjisë dhe teknikave të përdorura.
- Rezultatet dhe diskutimet – prezantim i rezultateve të arritura, duke theksuar pikat më me interes.
- Konkluzionet– një shpjegim i shkurtër i rëndësisë dhe problemeve të hasura gjatë kërkimit/punës.
- Referencat: duhet të jenë burime të cilat janë të aksesueshme për të gjithë.
- Ju lutemi ti referoheni modelit/shembullit të dhënë.
- Materiali i plotë në tërësi do të kontrollohet nga Komiteti Teknik dhe do të publikohet në “Librin e Punimeve të Konferencës”, libër i cili do të ketë të drejtat e autorit të rezervuara nga SHUKALB-i dhe SHUKOS-i, si dhe do të ketë të caktuar një numër ISBN. Libri i punimeve do të ngarkohet në faqen e internetit të konferencës.
- Materiali duhet të dorëzohet në gjuhët shqip dhe anglisht, ose në të dyja gjuhët.
- Kostot e shoqëruara
- Autorët duhet të mbulojnë shpenzimet e veta për pjesëmarrje në Konferencë, duke përfshirë pagesat për regjistrim, për udhëtim dhe akomodim (nëse aplikohet).
- Marrëveshja mbi të drejtën e autorit
- Në rast të pranimit të një abstrakti, autori përkatës i abstraktit automatikisht i jep licencë jo-ekskluzive, të përhershme për ta publikuar abstraktin/punimin e plotë/prezantimin PowerPoint në internet apo publikim të shtypur.