SHOQATA UJËSJELLËS KANALIZIME E SHQIPËRISË (SHUKALB)

Shoqata Ujësjellës Kanalizime e Shqipërisë (SHUKALB), e themeluar në vitin 2000, është një Shoqatë profesionale, jofitimprurëse e profesionistëve në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, e cila synon te përmirësojë menaxhimin e Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve në Shqipëri, për ta bërë atë më efiçent, të qëndrueshëm dhe efektiv në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi në Shqipëri. Shoqata është e regjistruar sipas ligjit në Gjykatën e Tiranës.

Vizioni i SHUKALB është  “të njihet si Lider i Afirmuar në avancimin e cilësisë së performancës dhe qëndrueshmërisë në sektorin e ujit”.

Deklarata e Misionit të Organizatës konsiston në 4 objektiva kryesore:

  • Mbrojtja e interesave kolektive të profesionistëve të sektorit të ujit në Shqipëri.
  • Lider në shërbimin si burim njohurish, zhvillim profesional dhe network
  • Investim në kohë dhe burime për rritjen e ndërgjegjësimit dhe tërheqjen e brezit të ri për të zhvilluar karrierën e tyre profesionale në sektorin e ujit.
  • Një forcë pozitive për nxitjen e mirëkuptimit, bashkëpunimit dhe partneritetit rajonal në Ballkanin Perëndimor.
 

SHOQATA E UJËSJELLËSVE DHE KANALIZIMIT TË KOSOVËS (SHUKOS)

SHUKOS – eshte Asociacioni i Ujësjellësve dhe Kanalizimit të Kosovës e regjistruar si Asociacion jo i inkorporuar, joprofitabil i anëtarëve dhe themelues të saje qe jane Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit–SHA dhe Njësitë Operative, komfor Ligjit Nr. 03/L-134 të Republikës së Kosovës.

SHUKOS ka pasur një rritje mjaft të mirë të aktiviteteve gjatë pesëmbëdhjetë vjeçarit të parë të tij, dhe është sot një institucion  shumë i respektuar profesionalisht, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Qëllimi i SHUKOS-it është të veprojë si një lidhje në mes të anëtarëve të saj për të zhvilluar, promovuar dhe mbrojtur interesat e përbashkëta të sektorit të ujit dhe ujërave të zeza, drejt krijimit të një sektori financiarisht të qëndrueshëm dhe të aftë për të çuar përpara bazat e përgjithshme në fushën e tyre të punës.

Objektivat e Misionit:

Mbrojtja e interesave të sektorit të ujit në Kosovë, përmes zhvillimit profesional dhe krijimit të rrjeteve qe të zhvillojë dhe avokoj për interesat e anëtarëve.

  • Të jetë Lider në shërbim, Lidershipi të shërbejë si një burim kryesor për dituri;
  • Të investoj kohë dhe burime për të ndërtuar vetëdijen dhe për të tërhequr brezat e rinjë për të zhvilluar një karrierë në sektorin e ujit;
  • Të jetë një forcë shtytëse për mirëkuptim të ndërsjellë, drejt bashkëpunimit dhe partneriteteve rajonale në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.