KONFERENCA DHE EKSPOZITA E PËRBASHKËT 2019

SHUKOS dhe SHUKALB kanë kënaqësinë t’ju ftojnë të merrni pjesë në Konferencën dhe Ekspozitën e 7-të të Përbashkët Ballkanike, e cila do të mbahet në Prishtinë, Kosovë, në datat 6-8 nëntor 2019, në Hotel Emerald.  Tema e Konferencës, Ujë për të Gjithë, është frymëzuar nga Dita Botërore e Ujit 2019 e OKB-së, dhe fokusohet në trajtimin e krizës së ujit duke adresuar arsyet pse kaq shumë njerëz janë lënë mbrapa.  Uji është një e drejtë njerëzore dhe askush nuk duhet lënë pa akses ndaj ujit të sigurt.  Aksesi ndaj ujit forcon shëndetin publik dhe prandaj është kritik për zhvillimin e qëndrueshëm dhe një botë të qëndrueshme dhe të begatë.

Konferenca do të ofrojë një platformë për diskutime, ku pjesëmarrësit mund të ndajnë njohuritë dhe eksperiencat e tyre që kanë të bëjnë me çështjet e sektorit të ujit, dhe në të njëjtën kohë krijon mundësi për lidhje ndërmjet profesionistëve të sektorit në rajonin e Ballkanit.

Individët të cilët dëshirojnë të prezantojnë në Konferencë janë lutur të dorëzojnë një abstrakt që lidhet me një nga temat kryesore të konferencës të listuara më poshtë. Abstraktet do të vlerësohen nga Komiteti Teknik i Programit. Thirrja për abstrakteve është e hapur deri më datën 02 shtator.

PROGRAMI TEKNIK (temat kryesore)

  • Qeverisja dhe Menaxhimi i Shoqërive UK
  • Menaxhimi i Infrastrukturës së Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve
  • Mirëmbajtja dhe Operimi Teknik i Shoqërive UK
  • Shërbimi ndaj Konsumatorëve
  • Menaxhimi i Burimeve Ujore
  • Menaxhimi Financiar i Shoqërive UK
  • Trajtimi i Ujit të Ndotur dhe Menaxhimi i Llumit
  • Kuadri Rregullator
  • Menaxhimi i Burimeve Njerëzore

DATA TË RËNDËSISHME / PËR PROGRAMIN

 Dorëzimi i Abstrakteve  02 shtator 2019
 Pranimi /Konfirmimi i Abstrakteve  10 shtator 2019
 Programi i Avancuar  01 tetor 2019
 Dorëzimi i Prezantimeve/ CV-ve  08 tetor 2019

SI TË REGJISTROHENI

Regjistrimi në Konferencë mundësohet përmes plotësimit të Formularit të Regjistrimit, i cili gjendet tek Sesioni i Regjistrimit, dhe duke mbyllur pagesën e tarifës përkatëse të regjistrimit brenda datave të përcaktuara.

DATA TË RËNDËSISHME /  PËR REGJISTRIMIN

 Regjistrimi me tarifa të reduktuara deri në 15 shtator
 Regjistrimi me tarifa normale  16 shtator 2019 – 01 nentor 2019

Gjuhët e Konferencës

Gjuhët e Konferencës janë shqipja dheanglishtja. Do ketë përkthim simultant.

Vendi i Konferencës

Konferenca  dhe Ekspozita do të zhvillohen në Prishtinë, Kosovë, tek Hotel Emerald. Hoteli ndodhet në magjistraljen Prishtinë – Shkup, km 5.

Akomodimi në hotel

Për pjesëmarrësit në Konferencë dhe Ekspozitë SHUKALB dhe SHUKOS kanë rënë dakord me hotele të ndryshme pranë vendit të Konferencës, për të pasur tarifa të veçanta.  Lista e hoteleve me çmimet përkatëse, kontaktet dhe distanca nga vendi i Konferencës mund të gjendet në faqen internetit të Konferencës nën seksionin Akomodimi në Hotel.

Pritja Gala

Pritja Gala, në datën 6 Nëntor 2019, në orën 18:00, shënon hapjen e konferencës. Në event, do të jenë të ftuar zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe të ftuar dhe pjesëmarrës të Konferencës. Gjatë Pritjes Gala do të bëhet hapja zyrtare e Ekspozitës, dhe miqtë do të ftohen të shohin produktet dhe shërbimet e kompanive ekspozuese në Konferencë.

Drekat & Pushimet për kafe

Në tarifën e regjistrimit të Konferencës janë përfshirë pushimet për kafe si dhe drekat.