EKSPOZITA TEKNIKE 2019

Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime nuk mund të ofrojnë shërbime të cilësisë së lartë pa prezencën e pajisjeve, teknologjive, programeve dhe kimikateve të duhura, të cilat ofrohen nga kompanitë private të angazhuara në sektorin e ujit. Për më tepër, eksperienca e konferencave të shkuara na ka mësuar se kompanitë ekspozuese pasurojnë në mënyrë të ndjeshme eksperiencën e pjesëmarrësve të Konferencës duke prezantuar produktet dhe shërbimet, si dhe duke qenë pjesë e programit teknik dhe diskutimeve të Konferencës.

Kompanitë ekspozuese kanë gjithashtu një mundësi të mirë për të tërhequr klientë potencialë. Në këtë aspekt, përmes këtij eventi, ne ftojmë kompanitë private për të ekspozuar produktet dhe shërbimet e tyre, dhe për t’ju bashkuar diskutimeve mbi çështjet më të fundit në sektorin e ujësjellës kanalizimeve.

REGJISTRIMI NË EKSPOZITË

Hapësira e stendave të Ekspozitës mund të blihen sipas metrave katrorë me çmimet e mëposhtme:

Stenda Kompani anëtare të SHUKOS/SHUKALB** Kompani jo-anëtare të SHUKOS/SHUKALB
Stendë 6 m² 140 Eur/m² 190 Eur/m²
Stendë 8 m² 140 Eur/m² 190 Eur/m²

*) ky çmim i përket kompanive, të cilat anëtarësohen tek SHUKALB/SHUKOS përpara datës 15.08.2019

Blerja e stendës së ekspozitës përfshin:

  • Shfaqja e emrit dhe logos së kompanisë në stendë
  • Shfaqja e logos së kompanisë tek faqja e internetit të Konferencës dhe Ekspozitës (faqja e kompanive ekspozuesve)
  • Regjistrim falas në Konferencë për dy përfaqësues të kompanisë që përfshin:
    • Hyrjen në sesionet e konferencës
    • Drekat dhe kafet falas për dy ditë (7 dhe 8 nëntor 2019)
    • Pritjen Gala (6 nëntor 2019)
    • Eventin Social (7 nëntor 2019)

PLANI I STENDAVE TË EKSPOZITËS

Hapësira e Ekspozitës është e organizuar me stenda nga 6 m² dhe 8 m². Duke klikuar në këtë link Plani i Ekspozitës (kliko këtu) ju mund të shkarkoni planin më të fundit të stendave dhe të merrni informacion mbi pozicionimin e stendave sipas numrit dhe madhësisë.

Afatet e Regjistrimit

Afati i regjistrimit për kompanitë ekspozuese është data 10 tetor 2019. Ju lutemi, vini re se preferenca për pozicionet dhe hapësirat e stendave do jetë sipas konfirmimit më të parë. Në momentin që merret konfirmimi për një stendë, kompania duhet të mbyllë pagesën brenda 10 ditësh nga konfirmimi, sipas informacionit qe jepet në Formularin e Regjistrimit.

KLIKO KËTU PËR TË SHKUAR TE FORMULARI I REGJISTRIMIT 

 INFORMACION SHTESË

Facilitetet për hapësirat e ekspozimit

Hapësirat e ekspozimit kanë panele ndarëse, të cilat mund të përdoren për shfaqjen e posterave apo materialeve informuese. Emri i kompanisë do jetë i shfaqur, si dhe do ketë një tavolinë për materialet.  Gjithashtu, do të ketë ndriçim elektrik 200 V -220V.

 Vendosja dhe heqja e tabelave të ekspozimit

Ekspozuesit do të vendosin materialet e ekspozimit gjatë paradites së ditës së parë të Ekspozitës, dt. 6 nëntor 2019, duke filluar në orën 11:00 dhe duhet të mbarojnë vendosjen jo më vonë se deri në orën 17:00. Ekspozuesit do duhet të largojnë këto materiale deri në orën 17:00 të ditës së fundit të Ekspozitës, dt. 8 nëntor 2019.

 Emri dhe logo i ekspozuesve

Ju lutemi që, sëbashku me formularin e regjistrimit, të dërgoni edhe logon e kompanisë suaj.

Vendi i Ekspozitës

Konferenca  dhe Ekspozita do të zhvillohen në Prishtinë, Kosovë, tek Hotel Emerald. Hoteli ndodhet në magjistraljen Prishtinë – Shkup, km 5.

Akomodimi në hotel

Për pjesëmarrësit në Konferencë dhe Ekspozitë SHUKALB dhe SHUKOS kanë rënë dakord me hotele të ndryshme pranë vendit të Konferencës, për të pasur tarifa të veçanta.  Lista e hoteleve me çmimet përkatëse, kontaktet dhe distanca nga vendi i Konferencës mund të gjendet në faqen internetit të Konferencës nën seksionin Akomodimi në Hotel.

PYETJE DHE KONTAKTE

Për çdo pyetje në lidhje me Konferencën dhe Ekspozitën na kontaktoni në:

E-mail:                                           info@BalkansJointConference.org
Fatbardha Muqiqi, SHUKOS:  Tel: +383 38 526 873, Mob: +383 44 926 646
Alban Kushi (SHUKALB):        Tel: +355 42 245 101, Mob: +355 69 6012782